Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Lajmin e ka konfirmuar vet Ismaili me anë të një shkrimi në Facebook, teksa ka bërë të ditur se ai me bashkëshorten dhe vajzën rezultuan pozitiv me COVID-19, kurse djali i tij negativ.
“Pas disa simptomave të paraqitura te vajza Uma, dhe pas nënshtrimit të testit për Covid-19, unë, bashkëshortja Arizona dhe vajza Uma rezultuam pozitivë, ndërsa djali Omeri negativ. Normalisht, sapo morëm rezultatet, u vetë-izoluam dhe do të qëndrojmë të mbyllur derisa ta kalojmë tërësisht këtë përballje me virusin.”, shkroi ai.
Ismaili u lut që të gjithë të infektuarit që ta kalojnë pa probleme të mëdha këtë sfidë./UBTNews