UBT News

Uragani Ian në Florida, shkon në 99 numri i viktimave

Rreth 100 është numri i të vdekurve nga urgani Ian në Florida ndërsa personeli i shpëtimit po vazhdon t’i kërkojë të mbijetuarit.

Zyrtarët në shtetin amerikanë po kritikohen për siç thuhet mosparalajmërimin e mjaftueshëm të banorëve në disa zona për evakuim. Më shumë se gjysma e vdekjeve të regjistruara janë në kontenë Lee. Presidenti Joe Biden pritet ta vizitojë Floridën të mërkurën.

Të hënën, Biden vizitoi Puerto Ricon, vend ky që u godit nga uragani Fiona vetëm disa ditë para se Ian të godiste Florida. Presidenti Biden premtoi 60 milionë dollarë ndihmë për të ndihmuar territorin amerikan./UBTNews/

Exit mobile version