Miliona banorë të Floridës po përgatiten për stuhi kërcënuese për jetën, erëra katastrofike dhe përmbytje ndërsa uragani që po shkon drejt brigjeve të saj intensifikohet në kategorinë e katërt.
Uragani Ian, i cili tashmë ka goditur Kubën perëndimore, do të arrijë në Florida më vonë të mërkurën.
Stuhia, me erëra maksimale të qëndrueshme që rriten afër 250 km/h, po “intensifikohet me shpejtësi”, tha Qendra Kombëtare e Uraganeve (NHC).
Ai pritet të godasë rajonin e Gjirit Tampa.
Zona është ndër vendet më të cenueshme në SHBA për përmbytje të rënda – dhe nëse Ian vazhdon në rrugën e pritshme, kjo do të ishte goditja e parë direkte e rajonit nga një uragan i madh që nga viti 1921.
Nëse goditet drejtpërdrejt, rajoni mund të jetë “i panjohshëm” në dy ditët e ardhshme, tha Erik Salna, drejtor i Qendrës Kërkimore Ndërkombëtare të Uraganeve./UBTNews/