Ura e Krimesë, e cila lidh Krimenë dhe Rusinë, ka përjetuar trafik rekord dje ndërsa njerëzit po nxitonin të largoheshin, raportuan mediat.
Ura u hap në vitin 2018, katër vjet pasi Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë.
Lëvizja e dukshme e njerëzve vjen pasi dje shpërtheu një depo municioni në afërsi të qytetit Dzhankoi.
Ndërkohë autoritetet ruse në atë zonë thonë se udhëtimet e trenave janë pezulluar gjithashtu pasi linjat hekurudhore pësuan dëme për shkak të sulmeve në të gjithë Krimenë./UBTNews/