UBT News

Ura kryesore në rajonin e Khersonit goditet nga bombardimet e Ukrainës

Bombardimet e Ukrainës kanë dëmtuar keq urën kryesore Antonivskyi në rajonin e kontrolluar rus të Khersonit në Ukrainën jugore, sipas autoriteteve rajonale të instaluara nga Moska.

Ura – një nga dy pikat kyçe për forcat ruse në territorin të cilin e kanë pushtuar në bregun perëndimor të lumit Dnipro në jug të Ukrainës – ka qenë target për forcat ukrainase ditët e fundit. Së fundmi, Kievi përdori raketa me prezicion të lartë me të cilat u furnizua nga Shtetet e Bashkuara të Amerik duke u përpjekur për ta shkatërruar atë.

Kreu i rajonit Kherson, i mbështetur nga Rusia, Volodymyr Saldo, mbylli urën për trafikun e mallrave të mëngjesin e së mërkurës në atë që ai e quajti “kufizim të përkohshëm”./UBTNews/

Exit mobile version