Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) njofton se shkolla në kampin e refugjatëve Nuseirat në Gazën Qendrore është goditur “ndoshta disa herë” si pasojë e sulmeve izraelite gjatë natës së të enjtes.
UNRWA ua përkujton të gjitha palëve të përfshira në konflikt se shkollat dhe objektet e tjera të OKB-së nuk duhet të përdoren kurrë për qëllime ushtarake ose luftarake. UNRWA thotë se objektet e OKB-së duhet të mbrohen në çdo kohë./UBTNews/