Kreu i UNRWA-së, agjencisë kreysore të Kombeve të Bashkuara në Gaza tha se fëmijët palestinezë po “privohen” nga arsimimi.
“Djemtë dhe vajzat në të gjithë rajonin po kthehen në shkollat e UNRWA-së, përveç në Gaza. Më shumë se 600,000 fëmijë atje janë thellësisht të traumatizuar, që jetojnë në rrënoja”, shkroi në rrjete sociale Komisioneri i Përgjithshëm i UNRWA-së, Philippe Lazzarini.
Ai paralajmëroi se “sa më gjatë të qëndrojnë fëmijët jashtë shkollës, aq më i lartë është rreziku i një brezi të humbur, duke nxitur pakënaqësi dhe ekstremizëm”.
Rreth 300,000 fëmijë në Gaza po shkolloheshin në objektet e UNRWA-së para se të shpërthente lufta. Që atëherë, fushata ushtarake e Izraelit ka shkatërruar ose dëmtuar më shumë se 70% të ndërtesave shkollore të UNRWA-së, shtoi Lazzarini.
Shkollat që kanë mbetur janë shndërruar në “streha të mbipopulluara me qindra mijëra familje të zhvendosura”./UBTNews/