Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë (UNRWA) ka paralajmëruar se të gjitha operacionet e saj në Lindjen e Mesme, jo vetëm në Gaza, mund të ndalen deri në fund të shkurtit nëse vazhdon pezullimi i fondeve të saj.
UNRWA po përballet me pezullim fondesh nga shumica e donatorëve perëndimorë pas akuzave që disa nga punëtorët e saj morën pjesë në sulmet e Hamasit në Izrael më 7 tetor./UBTNews/