UNRWA ka njoftuar se Izraeli duhet të sigurojë qasje për karburant për të hyrë në Gaza, në mënyrë që impiantet e shkripëzimit të mund të funksionojnë dhe të ofrojnë ujë për njerëzit.
“Mbijetesa është një luftë. Familjet dhe fëmijët ecin në distanca të gjata në vapë për ujë. Njerëzit kanë nevojë për ujë për të jetuar. Autoritetet izraelite duhet të sigurojnë akses tani”, njoftoi agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë në “X”./UBTNews/