Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA, njoftoi se ka pezulluar shpërndarjen e ushqimit në qytetin jugor të Gazës, Rafah, për shkak të mungesës së furnizimeve dhe pasigurisë në qytetin me popullsi të dendur.
Në një postim në X, UNRWA njoftoi të martën se vetëm shtatë nga 24 qendrat e saj shëndetësore janë funksionale dhe se nuk kanë marrë asnjë furnizim mjekësor në dhjetë ditët e fundit për shkak të “mbylljeve/ndërprerjeve” në pikëkalimet në Rafah dhe Karem Abu Salem.
Situata humanitare në territor është përkeqësuar qëkur Izraeli pushtoi dhe mbylli anën palestineze të vendkalimit tokësor Rafah me Egjiptin në fillim të këtij muaji./UBTNews/