UNRWA ka përsëritur thirrjen e saj për një armëpushim humanitar, duke vënë në dukje se Gaza po përballet me urinë katastrofike.
“Çdo ditë është një luftë për mbijetesë, gjetja e ushqimit dhe gjetja e ujit”, citohet të ketë thënë Thomas White, drejtor i çështjeve të UNRWA në Gaza.
UNRWA tha në X se “40 përqind e popullsisë tani janë në rrezik nga uria”.
“Realiteti është se ne kemi nevojë për më shumë ndihmë. E vetmja shpresë e mbetur është një armëpushim humanitar”./UBTNews/