Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë ka kërkuar sërish një pauzë humanitare në Gaza për të kryer një fushatë masive vaksinimi kundër poliomielitit, duke thënë se nuk mund ta bëjë punën e saj “nën një qiell plot bomba dhe raketa”.
Rreth 1.2 milion vaksina kanë mbërritur në Gaza, ku një foshnjë është prekur nga sëmundja. OKB-ja ka thënë se i duhet një pauzë njëjavore për të vaksinuar të gjithë fëmijët./UBTNews/