Agjencia e OKB-së ka paralajmëruar vazhdimisht kundër një operacioni ushtarak izraelit në shkallë të gjerë në Rafah, ku të paktën 1.4 milion njerëz të zhvendosur brenda vendit janë strehuar.
Philippe Lazzarini, Komisioneri i Përgjithshëm i UNRWA-s, u tha gazetarëve sot se civilët nuk kanë ku të shkojnë tjetër pasi “nuk ka më absolutisht asnjë vend të sigurt në Rafah”.
Dhjetra palestinezë u vranë si pasojë e bombardimit izraelit të hënën që goditi 14 shtëpi dhe tre xhami.
Në një postim në “X”, agjencia e OKB-së postoi fotografi të palestinezëve të zhvendosur që detyrohen të lëvizin edhe një herë në pjesët qendrore të Rripit të Gazës./UBTNews/