UBT News

Universiteti i Kalifornisë Jugore ka anuluar ceremoninë e diplomimit, shkaku i protestave propalestineze

Universiteti i Kalifornisë Jugore, ka anuluar ceremoninë kryesore të diplomimit këtët vit, për shkak të masave mbrojtëse si pasojë e protestave kundër luftës në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit, kjo e fundit e shpallur organizatë terroriste në SHBA dhe BE.

Universiteti më tutje njoftoi se: “Ne nuk do të jemi në gjendje ta organizojmë ceremoninë kryesore që tradicionalisht i sjell së bashku 65.000 studentë, familje dhe miq në kampusin tonë në të njëjtën kohë”.

Lufta e fundit në Gaza ka rritur tensionet në kampuset e kolegjeve amerikane dhe gjithashtu ka nxitur studentët të ngrenë kampe protestuese nëpër kampuset e universiteteve.

Gjithashtu qindra portestues janë arrestuar, përfshirë më shumë se 90 në këtë universitet.

Lufta e fundit mes Izraelit në Gazë kundër Hamasit nisi më 7 tetor, ku janë vrarë më shumë se 34.000 palestinezë, prej të cilëve dy e treta fëmijë dhe gra./UBTNews/

Exit mobile version