UBT News

Uniqlo tërhiqet nga Rusia

Marka japoneze e veshjeve, Uniqlo ka vendosur të tërhiqet nga Rusia.

Pronari i Uniqlo, Fast Retailing, pezulloi operacionet e markës së veshjeve në mars të vitit 2022, duke iu bashkuar shumë kompanive ndërkombëtare, pasi Moska filloi “operacionin e saj special ushtarak”.

Zëvendësministri rus i Tregtisë tha se kompania ka vendosur të largohet plotësisht nga vendi, por ende nuk ka dorëzuar ndonjë kërkesë në Qeveri.

Uniqlo operon me 50 dyqane në Rusi./UBTNews/

Exit mobile version