Disa prej vendeve më të pasura në botë përjetuan rritje të varfërisë te fëmijet mes viteve 2014 dhe 2021, sipas të dhënave të reja të publikuara nga UNICEF.
Raporti varfëria e fëmijëve në mesin e të pasurve shfaqi rezultate shokuese, ku disa prej vendeve më të pasura sikurse Britania e Madhe, Spanja dhe Luksemburgu renditen në fund të tabelave.
Në anën tjetër, vendet më të varfra sikurse Polonia dhe Sllovenia performojnë më mirë në parandalimin e varfërisë te fëmijët. Këto shtete pasohen nga Lituania dhe Republia e Koresë.
Studimi paraqet pamjen e varfërisë e cila preku fëmijët në vendet e OECD dhe BE, dhe analizon politikat publike për mbështetjen e të ardhurave për familjet me fëmijë. Sipas studimit, pavarësisht uljes së përgjithshme të varfërisë me gati 8% në 40 vende midis viteve 2014 dhe 2021, janë më shumë se 69 milionë fëmijë që jetonin në familje që fitonin më pak se 60% të të ardhurave mesatare kombëtare deri në fund të vitit 2021.
“Ndikimet e varfërisë te fëmijët janë të vazhdueshme dhe të dëmshme”, tha drejtori i UNICEF, Bo Viktor Nylund.
Pasojat e varfërisë mund të zgjasin tërë jetën. Fëmijët që përjetojnë varfëri kanë më pak shanca të shkollohen dhe fitojnë paga të ulëta./UBTNews/