UBT News

UNICEF: Që nga 4 tetori, në Liban vritet për çdo ditë një fëmijë

Agjencia e OKB-së për Fëmijë, UNICEF, ka bërë të ditur se që nga 4 tetori, të paktën një fëmijë është vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur çdo ditë në Liban. Në një deklaratë, UNICEF theksoi se shumë fëmijë, edhe pse nuk kanë pësuar dëmtime fizike, janë thellësisht të traumatizuar nga dhuna në vend.

Sipas agjencisë, fëmijët po përballen me probleme të rënda emocionale, duke përfshirë ankthin dhe vështirësitë në përqendrim. Dëmtimet psikologjike po shfaqen në forma të ndryshme, me shumë fëmijë që vuajnë nga probleme të gjumit, dhimbje koke dhe humbje të oreksit. UNICEF nënvizoi nevojën urgjente për mbështetje dhe ndihmë për këta fëmijë, të cilët po jetojnë në një ambient të mbushur me frikë dhe pasiguri.

Exit mobile version