Të paktën nëntë fëmijë janë vrarë dhe 50 të tjerë janë plagosur në Sudan, ku luftimet vazhdojnë për të gjashtën ditë, thotë agjencia e OKB-së për fëmijë, UNICEF.
Disa fëmijë janë strehuar në shkolla dhe qendra kujdesi, shton agjencia, ndërkohë që spitalet janë detyruar të evakuojnë fëmijët pasi bombardimet janë afruar.
“Lufta ka ndërprerë kujdesin kritik dhe shpëtimtar për rreth 50,000 fëmijë të kequshqyer rëndë. Këta fëmijë të pambrojtur kanë nevojë për kujdes të vazhdueshëm, gjatë gjithë kohës, i cili po vihet në rrezik nga dhuna në rritje”, tha Unicef në një deklaratë.
Ai tha se nëse dhuna nuk ndalet, “fëmijët do të vazhdojnë të paguajnë çmimin”./UBTNews/