UBT News

UNICEF: Ndarja digjitale i godet më shumë gratë në vendet e varfra

Sipas një raporti që u publikua nga UNICEF-i së fundmi, nëntë nga dhjetë gra të reja dhe vajza adoleshente në vendet më të varfra të botës nuk kanë qasje në internet.

Në raportin e UNICEF-it, pabarazia e madhe në qasje në internet paraqet rrezik serioz që gratë do të mbesin prapa ekonomikisht në një botë gjithnjë e më të lidhur digjitale.

Rreth 65 milionë vajza adoleshente dhe vajza të reja të moshës 15-24 vjeç që nuk kanë qasje në internet kundrejt rreth 57 milionë bashkëmoshatarëve të tyre meshkuj.

Midis 54 vendeve dhe territoreve të analizuara në raport, vetëm tetë shtete kanë arritur barazi gjinore në përdorimin e internetit te të rinjtë.

Në mesin e rajoneve, hendeku më i madh vërehet në Azinë Jugore, duke favorizuar djemtë adoleshentë dhe të rinjtë me 27 pikë përqindjeje./UBTNews/

Exit mobile version