UBT News

UNICEF: Ky ishte viti më vdekjeprurës për fëmijët në Bregun Perëndimor

Më shumë se 80 fëmijë janë vrarë gjatë 12 javëve të fundit në Bregun Perëndimor, pas intensifikimit të aktiviteteve ushtarake, njoftoi Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF).

Ky numër është “më shumë se dyfishi i numrit të fëmijëve të vrarë në të gjithë vitin 2022, mes rritjes së operacioneve ushtarake dhe të zbatimit të ligjit. Më shumë se 576 të tjerë janë plagosur dhe të tjerë raportohet se janë arrestuar”.

Që nga fillimi i vitit, dhuna ka marrë jetën e 124 fëmijëve palestinezë dhe gjashtë fëmijëve izraelitë, shtoi UNICEF.

UNICEF bëri thirrje për respektimin e “detyrimeve sipas ligji ndërkombëtar për të drejtat e njeriut dhe për t’i mbrojtur fëmijët nga dhuna që rrjedh si pasojë e konfliktit dhe për të mbrojtur të drejtën e tyre më themelore thjesht për të qenë gjallë”./UBTNews/

Exit mobile version