UBT News

UNICEF: Foshnjat në Gaza rrezikohen nga sëmundjet si pasojë e mosvaksinimit

Fëmijët e Gazës janë në rrezik të drejtpërdrejtë nga bombat izraelite, por edhe të kërcënuar nga sëmundjet pasi sektori i kujdesit shëndetësor po shembet.

UNICEF raporton se më shumë se 16 mijë fëmijë rrezikohen nga mungesa e vaksinimit, që i ekspozon ata ndaj sëmundjeve sikurse fruthi, pneumonia dhe poliomieliti.

“Çdo ditë, ne pranojmë nga 200 deri në 250 fëmijë që kanë nevojë urgjente për vaksinim, një numër i konsiderueshëm duke pasur parasysh mungesën e rëndë me të cilën përballemi në këto kushte sfiduese”, thotë Samaheer, një infermiere që punon në Rripin e Gazës./UBTNews/

Exit mobile version