UBT News

UNHCR: Pesë milionë njerëz kanë ikur nga lufta në Ukrainë

Më shumë se pesë milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga pushtimi rus, treguan të premten shifrat e OKB-së, në krizën më të shpejtë të refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

UNHCR, agjencia e OKB-së për refugjatët, tha se 4,796,245 milionë ukrainas ishin larguar nga vendi që nga 24 shkurti.

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) e OKB-së thotë se rreth 215,000 shtetas të vendeve të treta janë arratisur gjithashtu në vendet fqinje.

Shifrat e së premtes nga UNHCR u rritën me 59,774 në krahasim me ato të lëshuara të enjten.

Më shumë se 2.7 milionë refugjatë ukrainas kanë ikur në Poloni. Më shumë se 725,000 arritën në Rumani./UBTNews/

Exit mobile version