Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, ka lansuar të hënën analizën e pulsit publik mbi efektet e liberalizimit të vizave në migrim. Të dhënat e këtij pulsi publik tregojnë se 32 për qind e respodentëve kanë udhëtuar në BE pas vendimit për liberalizim të vizave. Sipas tyre, Gjermania ka qenë destinacioni më i popullarizuar, pasuar nga Zvicra dhe Austria.
Ndërkaq, 64 për qind e respodentëve konsiderojnë se nuk do të migrojnë në BE, pas vendimin për liberalizim të vizave.
Menaxherja e projektit në USAID, Alisa Hasani, tha se në bazë të gjeturave, 9.8 për qind e respodentëve kanë deklaruar se planifikojnë të shpërngulen në BE.
“Të dhënat tregojnë se 95.3 për qind e respodentëve në mënyrë të duhur e lidhin liberalizimin e vizave me aftësinë që të udhëtojnë pa viza dhe vetëm një përqindje e vogël besojnë që përmes liberalizimit të vizave kanë të drejtën të punojnë kudo në BE, kjo është 2.5 për qind…Respodentët gjithashtu janë pyetur nëse kanë udhëtuar në shtetet e BE-së, 32 për qind kanë deklaruar që kanë udhëtuar pas liberalizimit të vizave. Gjermania ka qenë destinacioni më i popullarizuar, kjo s’është befasi pasi e dina që diaspora e Kosovës është më shumë në Gjermani, pastaj përcjellët nga Zvicra dhe Austria. Shumica të cilët kanë udhëtuar në këto shtete kanë deklaruar se fillimisht kanë shkuar për t’i vizituar familjen dhe shoqërinë. Pastaj kemi vazhduar dhe kemi pyetur respodentët nëse konsiderojnë të migrojnë në BE pas liberalizimit të vizave, ku 64 për qind kanë deklaruar se nuk e konsiderojnë që të shpërngulen në Evropë. Sidoqoftë kemi 9.8 për qind të respodentëve të cilët kanë deklaruar se planifikojnë që të shpërngulen”, tha ai.
Në anën tjetër, përfaqësuesi i UNDP-së në Kosovë, Dudley Tartlton tha se përmes kësaj analize kanë dashur të shpërfaqin demografinë e personave që janë larguar nga Kosova, çfarë pune po kërkojnë dhe në çfarë vende të BE-së po shkojnë.
“Kemi dashur që të shohim demografinë e personave të cilët janë larguar nga Kosova, çfarë pune po kërkojnë, ku po shkojnë dhe të shohim nëse Kosova po ka efekt të madh liberalizimi i vizave…Implikimet potenciale të migrimit në shoqëri dhe gjithashtu në reduktimi ne fuqisë punëtore në afatshkurtër dhe afatmesme. Kjo analizë e pulsit publik do të ketë situatë në teren dhe gjithashtu të gjithë politikë bërësit në nivelin qendror dhe lokal që të ketë masa të përshtatshme për të zbutur potencialin”, tha ai.
Ndërkaq, drejtori i zyrës për zhvillim ekonomik të USAID-it në Kosovë, Alex Albertine, tha se të dhënat e këtij pulsi publik janë mjaft interesante dhe të cilat duhet të shfrytëzohen nga institucionet në Kosovë.
“Kjo pyetje e diasporës dhe liberalizimit të vizave, migrimit dhe trendëve të ndryshme se çka po ndodh dhe ndikimi në ekonomi janë pjesë kritike të këtij diskutimi. Arsyeja e dytë është që për këto çështje të kemi më shumë të dhëna për të vazhduar tutje se çka do të thotë një mundësi ekonomike, interesat e personave dhe institucioneve euroatlantike. Po ashtu, edhe të lidhjeve që janë në mbarë botën sesi Kosova mundet të ketë avancim”, tha ai.