Al Pacino ka nxitur valë thashethemesh në rrjetet sociale pasi u fotografua duke mbajtur një unazë ari në gisht, duke bërë që shumë fansa të pyesin nëse aktori 85-vjeçar ishte martuar fshehurazi.
Fotot u realizuan më 4 dhjetor, gjatë një feste të organizuar në nder të filmit One Battle After Another, projekt i ri i regjisorit Paul Thomas Anderson me protagonist Leonardo DiCaprio.
Gjatë ngjarjes, Pacino u pa duke mbajtur një unazë që ngjante me unazë martese, çka ndezi menjëherë spekulimet.
Por për të sqaruar zërat, përfaqësuesi i aktorit deklaroi për revistën “People” se “Al Pacino nuk është i martuar”, duke i vënë fund aludimeve. /A.Z/UBT News/

