UBT News

Ulutas pranoi zyrtarisht detyrën e komandantit të KFOR-it

Në kampin “Film City” në Prishtinë është bërë ndërrimi i komandës së KFOR-it mes Angelo Michele Ristuccia dhe Özkan Ulutaş.

Në ceremoninë e ndërrimit të komandës po marrin pjesë ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, krerë fetarë e figura tjera të larta shtetërore.

Mandati i komandatit të ri turk të KFOR-it do të jetë njëvjeçar.

Në inagurimin e komandatit të 28-të KFOR-it në Kosovë, po merr pjesë edhe admirali Stuart B. Munsch, i cili është komandant i Komandës së Forcave te Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli.

Ky i fundit pas ceremonisë do të mbajë konferencë për media.

Exit mobile version