UBT News

Uliks Emra shkarkohet nga posti i ambasadorit të Kosovës në Norvegji

Uliks Emra është shkarkuar nga posti i ambasadorit të Kosovës në Norvegji. Lajmin e konfirmoi përmes një shkrimi në Facebook.

“Konfirmoj që mandati im si Ambasador i KARRIERËS në Norvegji (pas punës sime të përgjithshme 10 vjeçare në Ministri të Punëve të Jashtme si Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm, pastaj në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Kroaci dhe tani në Norvegji) ndërpritet dhe do të përfundoj së shpejti”, shkroi Emra mes tjerash në Facebook.

Ai tha se ndjehet krenar dhe i nderuar që është pjesë e historisë, duke qenë ambasadori i parë dhe themelues i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Norvegji./UBTNews/

Exit mobile version