UBT News

Ulet ndjeshëm vlera e kriptomonedhave, shkak tarifat e Trump

Çmimi i Bitcoin-it ka pësuar një rënie të fortë këtë javë, duke zbritur në kuotën e 88 mijë dollarëve. Humbja në nivelin 8%, vjen pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, foli për të vazhduar përpara me tarifat e shtyra ndaj Kanadasë dhe Meksikës.

Të hënën, Trump tha se tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikës do të vendosen pasi periudha 1-mujore të përfundojë javën e ardhshme.

Jemi në kohë me tarifat dhe duket se kjo po ecën shumë shpejt”, tha Trump.

Pas kësaj deklarate, edhe kapitali i tregut të monedhës dixhitale u ul në 1,75 trilion dollarë, ndërsa vëllimi ditor i transaksioneve zbriti në 73 miliardë dollarë.

Edhe kriptomonedhat e tjera pësuan të njëjtin trend këtë javë, me Etherium, Binance e Solana që shënuan rënie nga 7 deri në 15%.

Në muajin janar, çmimi i Bitcoin-it regjistroi vlerën më të lartë ndonjëherë prej rreth 109 mijë dollarë, vetëm disa ditë pasi Trump u betua si president i SHBA-ve.

Exit mobile version