Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat në Kosovë ka njoftuar komunën e Prishtinës se punëtorët teknik të disa shkollave fillore dhe të mesme në kryeqytet nga nesër do të punojnë vetëm me nga dy orë gjatë orarit të punës, ndërsa për pjesën tjetër do të qëndrojnë në vendet e tyre të punës dhe nuk do të japin shërbimet e tyre.
Ky bojkot i punës, sipas kësaj sindikate po ndodhë për shkak që komuna e Prishtinës pas procedimit të tenderit për shërbime në mirëmbajtjen e shkollave me pagë neto 300 euro për këta punëtorë, ka ndryshuar shumën e pagave të punëtorëve dhe procedon me 250 euro.
Kryetari i FSPSP-së, Jusuf Azemi, ka thënë se nëse nuk kthehet shuma e proceduar si në fillim (300 euro), atëherë këta punëtor nga e hëna do të futën në grevë.
“Në takimin e mbajtur sot me punëtorët teknik të shkollave në Prishtinë, “Dardania”, “Gjergj Fishta” , “Pjetër Bogdani”, “Ismail Qemali”, “Naim Frashri”, “Asim Vokshi”, “Mehmet Gjevori”, shkolla këto fillore, dhe shkollat e mesme Ekonomia dhe Bujqësia ato te mesme që nga nesër do të punojnë vetëm nga 2 orë gjatë orarit të punës, pjesën tjetër do të qëndrojnë në vendet e tyre të punës dhe nuk do të japin shërbimet e tyre. Kjo pasi që Komuna e Prishtinës pas procedimit të tenderit për shërbime në mirëmbajtjen e shkollave me pagë neto 300 euro për këta punëtor, ndryshon shumën e pagave të punëtorëve dhe procedon me 250 euro, qa është shkelje ligjore e procedimit të tillë. Nëse nuk kthehet shuma e proceduar si në fillim atëherë këta punëtorë nga e hëna do të futën në grevë”, ka njoftuar me shkrim kryetari Azemi.