UBT News

Ulen çmimet e biletave të autobusëve ndërurban për disa kategori

Çmimet e biletave të autobusëve ndëruban janë ulur për 50 për qind për disa kategori.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka treguar se biletat janë liruar për fëmijët studentët, invalidët e luftës, invalidët e punës dhe pensionistët.

“Duke pasur parasysh lëvizjet e çmimeve këtyre ditëve dhe në përputhje me kompetencat tona, kemi marrë vendim që të ndikojmë direkt në uljen e këtyre çmimeve për kategoritë që prek më shumë kjo gjendje, duke përcaktuar kështu çmimoren për transportin ndërurban me autobus për fëmijët, studentët, invdalidët e luftës, invalidët e punës dhe pensionistët. Për kategoritë e lartpërmendura, me këtë vendim përgjysmohet çmimi i biletës aktuale. Kjo çmimore hyn në fuqi menjëherë dhe mbetët e tillë deri në normalizimin e çmimeve të derivateve të naftës”, ka treguar Durmishi.

Sipas vendimit fëmijët deri në moshën 6-vjeç, nuk obligohen të paguajnë biletë të transportit, respektivisht janë liruar nga pagesa e shërbimeve të transportit ndërurban me autobus.

Për studentët, çmimi i biletës në transportin ndërurban me autobus do të jetë 50 për qind e vlerës së çmimit të biletës që është aktualisht.

Kështu vijon edhe për kategoritë e lartpërmendura.

Exit mobile version