Para viteve 1980, për ulcerën e stomakut fajësohej zakonisht stresi ose ushqimet pikante, por tani e dimë se ulcera nuk shkaktohet nga këta faktorë.
Shumë nga ulçerat shkaktohen si rezultat i pranisë së bakterit Helicobacter pylori (H. pylori) dhe kjo lidhet me përdorimin afatgjatë të barnave anti-inflamatore si ibuprofeni dhe aspirina.
Edhe pse nuk ka një dietë specifike që trajton ulcerën e stomakut, ka disa ushqime që mund ta përkeqësojnë, përmirësojnë e madje ta kurojnë atë, me të cilat AgroWeb.org ju njeh me to më poshtë.
Simptomat e ulçerës së stomakut:
Nëse keni ndonjë nga këto simptoma, AgroWeb.org ju këshillon të konsultoheni me mjekun tuaj.
- Dhimbje dhe djegësi në stomak
- Fryrje, gromësira ose ndjesi ngopjeje
- Të përziera ose të vjella
- Humbje peshe e pashpjegueshme ose oreks i pakët
Ushqimet më të mira për ulçerën e stomakut
Ushqimet e pasura me fibra mund të parandalojnë sekretimin e tepërt të acidit të stomakut, i cili mund të zvogëlojë dhimbjen dhe të mbrojë mukozën e stomakut ndërsa ulçera shërohet.
Shumë ushqime të pasura me fibra janë gjithashtu burime të mira të polifenoleve, kimikateve bimore që kanë veti antioksiduese, anti-inflamatore dhe mbrojtëse, të cilat përshpejtojnë shërimin.
Ushqimet e pasura me fibra janë:
- Mjedrat
- Dardhët
- Mollët
- Bananet
- Portokallet
- Luleshtrydhet
- Fiqtë
- Rrushtë e thatë
- Angjinarja
- Bizeleet
- Brokoli
- Rrepa
- Lakrat e Brukselit
- Misri i ëmbël
- Patatet
- Pasta e domateve
- Karotat
- Elbi
- Fasulet
- Thjerrëzat
- Arrorët
- Farërat e ndryshme
- Tërshëra me drithëra të plota
- Oriz kaf
- Buka e zezë
Ushqimet më të këqija për ulçerën e stomakut
Nëse keni ulçerë në stomak, mund të zbuloni se disa ushqime dhe pije ju shkaktojnë acarim.
Fajtorët e zakonshëm mund të përfshijnë:
- Alkoolin
- Kafenë
- Pije të tjera me kafeinë
- Ushqimet pikante
Megjithatë organizmi mund t’i tolerojë nëse konsumohen në sasi të vogla ose së bashku me ushqime të tjera.
Është e rëndësishme të theksohet se këto ushqime nuk japin shqetësime për të gjithë.
Kështu që veprimi më i mirë është të kufizoni ose të shmangni ato produkte që ju shkaktojnë shqetësime dhe të shijoni me moderim të tjerat.
Sipas studimeve të ndryshme të cilave AgroWeb.org iu referohet, dietat më të mira që këshillohen për personat me këtë problem shëndetsor janë dieta mediterrane dhe ajo me bazë bimore./AgroWeb.org