Kryetari i Melitopolit, Ivan Fedorov deklaroi se Ukrainës i duhet urgjentisht ndihmë për ta fituar luftën.
“Ne na duhet mbështetje, por Ne na duhet mbështetje, por çka është më e rëndësishmja na duhet sot, jo nesër. Na duhet sot”, deklaroi Fedorov.
Fedorov veçanërisht i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, duke thënë se ai shpreson se ato do ta mbështesin mjaftueshëm dhe do të dhurojnë mjaftueshëm armë “për ta fituar këtë luftë”.
Melitopol ra nën kontrollin rus në fillim të marsit dhe u vendos një kryebashkiak i ri pro-rus. Ai që atëherë ka ndërmarrë një sërë lëvizjesh pro-ruse, duke përfshirë mandatimin e transmetimit të mediave ruse të lajmeve./UBTNews/