Ukraina ka nevojë “edhe për pak kohë” para se të nisë kundërofensivën e saj të shumëpritur, pasiqë forcat e Kievit po presin dërgimin e armëve nga aleatët e tyre perëndimorë, tha presidenti Volodymyr Zelensky.
“Me [atë që kemi] ne mund të ecim përpara dhe të jemi të suksesshëm”, tha Zelensky para mediave.“Por ne do të humbnim shumë njerëz. Mendoj se është e papranueshme. Kështu që duhet të presim. Na duhet ende pak më shumë kohë”.
Ndër furnizimet e para që pret Ukraina janë automjete të blinduara, sikurse tanke, për të cilat Zelensky tha se “po mbërrijnë në grupe”.
Në mesin e tyre janë Leopard 2 dhe British Challenger 2, së bashku me automjete të tjera të blinduara si American Bradleys dhe Strykers./UBTNews/