Autoritetet ukrainase kanë kryer një seri bastisjesh kundër korrupsionit në të gjithë vendin, duke zbuluar para të gatshme, si dhe ora luksoze dhe makina.
Midis atyre që është nën hetime është ushtruesi i detyrës së kreut të autoritetit tatimor të Kievit, i cili dyshohet se ishte pjesë e një skeme për të anashkaluar 45 miliardë hryvnia ukrainase (1.2 miliardë dollarë) në taksa të papaguara.
Të mërkurën, Byroja Shtetërore e Hetimeve (SBI) tha se kishte gjetur qindra mijëra dollarë para të gatshme, si dhe ora luksoze dhe makina, në rezidencën e shefit të taksave.
Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) tha se bastisjet ishin pjesë e një përpjekjeje për të luftuar atë që ata e përshkruan si “armikun e brendshëm” në vend.
“Çdo kriminel që ka guximin të dëmtojë Ukrainën, veçanërisht në kohë lufte, duhet të kuptojë qartë se ne do t’ia prangosim duart”, tha Vasyl Maliuk, kreu i SBU, në një deklaratë.
Bastisjet vijnë pasi Zelensky tha se qeveria e tij po punon për “reforma të reja” që do ta bëjnë vendin “më njerëzor, transparent dhe efektiv”.
Masat kundër korrupsionit janë “një dimension i rëndësishëm i procesit të pranimit në BE”, tha Ana Pisonero, zëdhënëse e Komisionit Evropian, më 24 janar.
Bastisje të ndryshme u zhvilluan të mërkurën, përfshirë një kontroll në pronën e ish-ministrit të brendshëm Arsen Avakov, i cili ishte i lidhur me një hetim për rrëzimin e helikopterit të 18 janarit që vrau 14 njerëz./UBTNews/