Ushtari ukrainas u vra sot në përleshjet me rebelët separatistë, ndërsa Vëzhguesit nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë thanë të shtunën se kishin parë një rritje të konsiderueshme të numrit të sulmeve përgjatë vijës së frontit në Ukrainën lindore, përcjell UBT News.
Njoftimi erdhi pasi presidenti rus Vladimir Putin do të mbikëqyrë personalisht stërvitjet ushtarake të planifikuara më parë përgjatë kufijve të Ukrainës.
Frika nga lufta u rrit të shtunën ndërsa Monitorimi Special i OSBE-së në Ukrainë (SMM) tha se ka vërejtur një “rritje dramatike të aktivitetit kinetik përgjatë vijës së kontaktit në Ukrainën lindore”. Në komentet e tij të fundit, Presidenti i SHBA Joe Biden tha se pushtimi do të vinte në javën ose ditët e ardhshme, por Rusia vazhdon të thotë se nuk ka plane për të sulmuar.
Ushtari ukrainas u vra të shtunën në përleshjet me rebelët e mbështetur nga Moska në lindjen separatiste, njoftoi komanda e përbashkët ushtarake për Ukrainën Lindore.
Njoftimi erdhi disa orë pasi udhëheqësit e dy rajoneve të shkëputura të Ukrainës njoftuan një mobilizim të përgjithshëm./UBTNews/