Kapiteni famëkeq i ushtrisë ruse dhe mercenari Igor Mangushev ka vdekur në spital, disa ditë pasi u qëllua në kokë nga një distancë e afërt në Ukrainë, kanë thënë miqtë e tij.
Gruaja e Mangushev, Tatyana e përshkroi vrasjen e tij si një ekzekutim.
Ai komandoi një njësi anti-dronë në Luhansk-un e pushtuar, por gjithashtu kishte qenë një nga themeluesit e një grupi mercenar që luftonte forcat ukrainase në vitin 2014.
Ai u pa verën e kaluar duke mbajtur kafkën e një burri, përcjell UBT News.
Në një video të postuar në mediat sociale në gusht, Mangushev u filmua duke thënë se kafka i përkiste një luftëtari ukrainas të vrarë qëpo qëndronte në fabrikën Azovstal në portin jugor të Mariupolit.
Një nacionalist ekstrem, Mangushev tha se Rusia nuk ishte në luftë me njerëzit, por me një ide të Ukrainës si një “shtet anti-rus” dhe nuk kishte rëndësi se sa ukrainas vdiqën.
Mangushev doli nga një lëvizje neo-naziste për të bashkëthemeluar grupin privat mercenar Yenot.
Më vonë u bë e ditur se ai kishte bashkëpunuar me shefin mercenar më famëkeq të Rusisë, Yevgeny Prigozhin, si strateg politik.
Lufta 11-mujore në Ukrainë ka energjizuar botën e errët të ekstremistëve në Rusi dhe ka ndezur rivalitete mes tyre.
Pas sulmit, eksperti i Rusisë, Mark Galeotti tha se tregoi se Rusia po rrëshqiste drejt aspekteve të viteve 1990, “kur vrasja ishte një taktikë biznesi dhe linjat midis politikës, biznesit, krimit dhe luftës u bënë gati të pakuptimta”./UBTNews/