UBT News

Ukrainë: Tym i zi mbi selinë e inteligjencës së ministrisë së mbrojtjes në Kiev

Tym i zi u pa që ngrihej mbi selinë e inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës në qendër të Kievit të enjten, raportoi një korrespondent i Reuters, transmeton UBT News.

Ukraina tha të enjten se disa nga qendrat e saj komanduese ushtarake janë goditur nga sulmet raketore ruse ndërsa Moska nisi një operacion ushtarak kundër fqinjit të saj.

Megjithatë, ndërtesa e Shtabit të Inteligjencës Ushtarake nuk u dëmtua dhe tymi u duk se dilte nga një zjarr i madh pranë ndërtesës.

Pak jashtë Kievit, në qytetin e Brovary, autoritetet thanë se të paktën gjashtë persona ishin vrarë nga një seri sulmesh me raketa./UBTNews/

Exit mobile version