Të paktën tre persona u vranë dhe 25 u plagosën në sulmin e natës të Rusisë në Kryvyi Rih, në perëndim të Zaporizhzhia-s.
Sulmi shkatërroi një ndërtesë banimi pesë-katëshe, tha Serhiy Lisak, guvernatori i rajonit Dnipropetrovsk të Ukrainës.
“Ka ende njerëz nën rrënoja” pas “sulmit masiv me raketa”, shtoi Lisak.
Katër persona u plagosën në një vend tjetër në qytet, shtoi ai.
Forcat ajrore shkatërruan 10 nga 14 raketat që Rusia lëshoi në Ukrainë dhe një nga katër dronët e prodhuar nga Irani, tha komanda e lartë ushtarake e Ukrainës./UBTNews/