UBT News

Ukrainë: Së paku pesë civilë të vrarë në 24 orët e fundit, thonë autoritetet

Së paku pesë civilë janë vrarë dhe 18 të tjerë janë lënduar si pasojë e bombardimeve ruse gjatë 24 orëve të fundit, raportoi zyra e presidentit të Ukrainës, të mërkurën. Shumica e viktimave raportohet se janë në provincën Donetsk, që është fokusi i luftimeve aktualisht.

Qyteti i Bakhmut u përball me granatime veçanërisht të rënda, tha shefi administrativ i Donetsk, Pavlo Kyrylenko.

Në provincën ngjitur Luhansk, të cilën forcat ruse dhe separatiste e kanë pushtuar, guvernatori Serhiy Haidai tha se ushtarët ukrainas janë ende duke luftuar për të mbajtur kontrollin e dy fshatrave në periferi./UBTNews/

Exit mobile version