Media shtetërore ruse ka njoftuar rezultatet preliminare të të ashtuquajturave referendume që po mbahen në pjesët e pushtuara të Ukrainës.
Me rreth një të pestën e votave të numëruara, raportohet se një shumicë dërrmuese ka votuar pro bashkimit me Rusinë.
Rezultatet, sipas medias shtetërore ruse:
97% në rajonin Kherson
98% në Zaporizhzhia
98% në “Republikën Popullore të Donetskut”
98% në “Republikën Popullore të Luhanskut”.
Ukraina dhe vendet perëndimore e kanë quajtur procesin e “referendumeve” mashtrim, duke pretenduar se rezultatet tashmë ishin vendosur./UBTNews/
*Vërejtje: Këto rezultate nuk janë konfirmuar ende nga mediat e pavarura.