Sot është dita e katërmbëdhjetë e luftimeve në Ukrainë që nga mëngjesi i 24 shkurtit, kur presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi një “operacion ushtarak” dhe nisi sulmet në të gjithë territorin e Ukrainës.
Zv-kryeministrja, Iryna Vereshchuk njoftoi mëngjesin e së mërkurës për hapjen e 6 korridoreve të reja humanitare për të mundësuar evakuimin e civilëve.
Vendimi ka ardhur pas një marrëveshje të re me Rusinë për një armëpushim të përkohshëm.
- Energodar – Zaporozhye
- Sumy – Poltava
- Izyum – Lozova
- Mariupol – Zaporozhye
- Volnovakha – Pokrovsk
- Vorzel, Borodyanka, Bucha, Irpin, Gostomel – Kiev
Shtetasit ukrainas do të mund të futen e të qëndrojnë në Kosovë pa pasur nevojë për vizë.
Vendimi u votua nga qeveria të martën.