Për gjashtë muaj, shtëpitë në qytetin bregdetar jugor të Ukrainës, Mykolaiv, kanë qenë pa ujë të pijshëm e të pastër.
Ekspertët ushtarakë dhe të OKB-së i kanë thënë një hetimi të BBC-së se besojnë se forcat ruse qëllimisht ndërprenë furnizimin me ujë prillin e kaluar.
Imazhet dhe të dhënat satelitore sugjerojnë se tubacioni për në qytet u shkatërrua qëllimisht ndërsa ishte nën kontrollin rus.
Shkatërrimi i burimeve jetike për jetën civile konsiderohet gjerësisht si shkelje e ligjit ndërkombëtar humanitar.
Në gjashtë javët e fundit Rusia ka vënë në shënjestër infrastrukturën e energjisë dhe ujit të Ukrainës, duke shkaktuar mungesa në të gjithë vendin./UTBNews/