Më shumë se 30 civilë janë vrarë e mbi 100 të tjerë janë plagosur si pasojë e dy raketave që forcat ruse kanë hedhur mbi një stacion treni në Kramatorsk, të premten, ka bërë të ditur Autoriteti shtetëror i Hekurudhave në Ukrainë.
Kramatorsk është një nga stacionet më lindore që ende funksionon në Ukrainë dhe guvernatori i Donetsk tha se mijëra njerëz ishin atje gjatë asaj kohe./UBTNews/