Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Çështjet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, ka dënuar ashpër sulmin me raketa që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të së premtes në një stacion hekurudhor në qytetin lindor të Ukrainës, Kramatorsk, ku mbetën të vrarë dhjetëra persona, sipas zyrtarëve.
“Unë dënoj fuqishëm sulmin që ndodhi mëngjesin e sotëm ndaj një stacioni treni në #Kramatorsk të Rusisë, ku mbetën të vrarë dhjetëra njerëz dhe qindra të plagosur”, shkroi Borrell në llogarinë e tij zyrtare në Twitter të premten.
“Kjo është një përpjekje tjetër për të mbyllur rrugët e arratisjes për ata që ikin nga kjo luftë e pajustifikuar dhe që shkaktoi vuajtje njerëzore”, thuhet më tej.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha të premten se është “e tmerruar” nga sulmi “i neveritshëm” me raketa në stacionin hekurudhor. Borrell dhe von der Leyen do të takohen me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, të premten në Kiev.
The missile attack this morning on a train station used for evacuations of civilians in Ukraine is despicable.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) April 8, 2022
I am appalled by the loss of life and I will offer personally my condolences to President @ZelenskyyUa
My thoughts are with the families of the victims.
Edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel dënoi sulmin./UBTNews/
Horrifying to see Russia strike one of the main stations used by civilians evacuating the region where Russia is stepping up its attack.
— Charles Michel (@eucopresident) April 8, 2022
Action is needed: more sanctions on Russia and more weapons to #Ukraine are under way from the EU. 5th package of EU sanctions just approved.