UBT News

Kievi vendos orë policore në mbarë qytetin

Në momentet e fundit, kryetari i bashkisë së Kievit, Vitaliy Klitschko ka shpallur një shtetrrethim në mbarë qytetin, përcjell UBT News.

“Miq! Kievi po prezanton një shtetrrethim nga sot. Ai do të jetë në fuqi nga ora 22:00 deri në 07:00”, tha ai.

“Është e nevojshme për sigurinë e banorëve të kryeqytetit mes agresionit ushtarak”, shtoi Klitschko.

Ndërsa transporti publik do të jetë i padisponueshëm gjatë orës policore, stacionet e metrosë do të mbeten të hapura për t’u përdorur si strehimore./UBTNews/

Exit mobile version