Një depo karburanti në Ukrainën lindore-qendrore u shkatërrua në një sulm ajror rus gjatë natës, sipas Valentyn Reznichenko, kreu i administratës ushtarake rajonale të Dnipropetrovsk.
“Nata ishte e vështirë”, tha ai në Telegram. “Armiku ka sulmuar rajonin tonë nga ajri dhe ka goditur depon e karburantit dhe një nga impiantet”.
“Depoja e karburantit është shkatërruar. Ekipet e shpëtimit kanë mbi 8 orë që po luftojnë zjarrin. Fatmirësisht nuk ka viktima”./UBTNews/