Një ushtar rus 21-vjeçar do të dalë në gjyq për një krim të dyshuar lufte, citon Interfax Ukraine të ketë thënë prokurorja e përgjithshme e vendit.
Iryna Venediktova tha sot se ushtari rus, i cili aktualisht është në paraburgim, do të gjykohet për vrasjen e një civili të paarmatosur në rajonin Sumy të Ukrainës.
Muajin e kaluar, Venediktova tha se kishte pasur një “numër të madh rastesh” të trupave ruse që vrisnin civilë ukrainas, pasi ajo konfirmoi se ekipi i saj po punonte në pothuajse 8.000 raste të krimeve të luftës nga i gjithë vendi.
Ajo më vonë identifikoi 10 ushtarë rusë të akuzuar për mizori në qytetin Bucha, ku u zbuluan prova të vrasjeve masive, raporton Sky News.