Forcat ruse kanë kryer më shumë valë sulmesh në Bakhmut në ditën e kaluar, por asnjëra palë nuk ka arritur të bëjë përparim kritik.
Sipas ushtrisë ushtrisë ukrainase, luftimet e ashpra po vazhdojnë për qytetin e Bakhmutit, shkruajnë mediat e huaja.
“Forcat ruse kanë kryer 62 sulme ajrore dhe gjashtë sulme me raketa kundër pozicioneve të ushtrisë ukrainase dhe objektivëve civilë”, tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase të hënën në raportimin ditor, duke shtuar se ofensiva kryesore e Moskës vazhdon të jetë e përqendruar në vijën e frontit në Bahmut, Avdijivka dhe Marjinka.
Beteja për kontrollin e Bakhmutit, qytet që gjendet në rajonin lindor ukrainas të Donjeckut, po vazhdon qe disa muaj.