UBT News

Ukrainë: 9 anije me grurë largohen nga Odesa me 336,000 ton produkte bujqësore

Nëntë anije “Grain from Ukraina” me një total prej 336,000 ton produkte bujqësore janë larguar nga portet e Odesa në dy ditët e fundit, njoftoi të dielën Ministria e Infrastrukturës e Ukrainës.

Programi është një iniciativë humanitare, ku Ukraina planifikon të dërgojë më shumë se 60 anije me produkte ushqimore të nevojshme në Etiopi, Sudan, Sudanin e Jugut, Somali, Kongo, Kenia dhe Jemen.

“Në dy ditët e fundit, portet e Odesës së Madhe dërguan 9 anije me 336,000 tonë produkte bujqësore në vendet e Afrikës, Azisë dhe Evropës. Që nga fillimi i zbatimit të ‘iniciativës së grurit’, bota ka marrë 13 milion ton ushqim ukrainas”, shkroi Ministria e Infrastrukturës në një deklaratë në Facebook./UBTNews/

Exit mobile version