UBT News

Ukrainë: 300 persona u mbajtën peng nga forcat ruse për katër javë në bodrumin e një shkolle

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka pohuar se rreth 300 persona janë mbajtur peng për katër javë në bodrumin e një shkolle pranë Chernihiv, në Ukrainën veriore.

Në një postim në Twitter, MMU tha se trupat ruse kishin marrë peng fshatarët në Yahidne, 140 km në veri të Chernihiv dhe se 18 njerëz dyshohet se kishin vdekur gjatë okupimit rus.

Tweet-i përfshinte një fotografi të një muri, për të cilin thuhej se ishte përdorur nga pengjet për të mbajtur gjurmët e ditëve që ata ishin atje dhe për të shkruar emrat e atyre që dyshohet se vdiqën.

BBC ende nuk i ka verifikuar këto pretendime./UBTNews/

Exit mobile version