Ushtria e Ukrainës tha të enjten se sulmet ruse gjatë 24 orëve të fundit kanë lënë civilë “të plagosur rëndë dhe të vdekur”, shkruan AP.
Duke folur në një konferencë ditore, zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës tha se sulmet u kryen kundër infrastrukturës civile në rajonet Donetsk, Dnepropetrovsk dhe Kherson.
Oleksandr Shtupun deklaroi se forcat ukrainase kishin kryer 20 sulme ndaj caqeve ruse dhe pesë sulme në sistemet raketore anti-ajrore.
“Forcat ukrainase shënjestruan dhe shkatërruan një helikopter rus, aeroplan dhe mjet ajror pa pilot”, shtoi ai.
Luftimet në Ukrainë janë bërë gjithnjë e më shumë një luftë rrënimi në javët e fundit, me fillimin e dimrit.